Mbushi pishinën përmes lidhjes ilegale në ujësjellës, KRU “Prishtina” e shkyç nga rrjeti

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njoftoi se e kanë shkyçur një konsumator i cili e ka mbushur pishinën përmes një lidhjeje ilegale.
KRU “Prishtina” tha se inspektorët e saj identifikuan këtë dhe se me personin do të ndiqen “procedurat tjera përkatëse”.
“Nga Inspektoret është identifikuar mbushja e pishinës përmes një lidhjeje ilegale, jashtë ujëmatësit. Konsumatori është shkyçur dhe do të vazhdohet me procedurat tjera përkatëse. TURP!”, thuhet në njoftim.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?