Kaloni te përmbajtja kryesore

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite caktimi i seancës solemne për Tony Blairin

Kryesia e Kuvendit sot do të mbajë mbledhje ku pikë e rendit të ditës do të jetë edhe caktimi i seancës solemne për adresimin e ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Pika e papërfunduar nga seanca e jashtëzakonshme, e mbajtur më 28 mars 2024 është votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.

Kurse, Seanca plenare e shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 24 maj 2024, ka shqyrtimin e Projekt-Rezolutës për tre vjet qeverisje.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button