Kaloni te përmbajtja kryesore

Mbledhja e Qeverive të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, Rama: Do finalizojmë një sërë marrëveshjesh

Mbledhja e Qeverive të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, Rama: Do finalizojmë një sërë marrëveshjesh

Sot,(14 nëntor) dy qeveritë, ajo e Shqipërisë dhe e Maqedonisë së Veriut do të mbajnë mbledhje të përbashkët, e dyta në pesë vjet.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama u shpreh se “do të finalizohen një sërë marrëveshjesh”.
“Mirëmëngjesi dhe nga Shkupi, ku do të zhvillojmë mbledhjen e dy qeverive e do të finalizojmë një sërë marrëveshjesh e memorandumesh ndërqeveritare Shqipëri – Maqedoni e Veriut, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama në Facebook.

Rama dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovçevski do të mbajnë konferencë për media pas takimit./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button