Kaloni te përmbajtja kryesore

Mbi 500 atletë në maratonën “Prishtina 2024”

Ka nisur ngjarja më e madhe sportive në vendin tonë, Maratona “Prishtina 2024”, nën organizimin e Federatës Atletike të Kosovës me moton “Vrapo pa kufi”.

Mbi 500 atletë nga e mbarë bota, kanë nisur garën në disiplinën 2 kilometërshe, 5 km, 10, 21 dhe 42 kilometra.

Risi e kësaj maratone është edhe pjesëmarrja e kampiones së Evropës në 3000 metra me pengesa, Luiza Gega, e cila po vrapon në disiplinën 42 kilometra.

Ceremonia e shpalljes së fituesve është caktuar të mbahet në orën 12:30.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button