Kaloni te përmbajtja kryesore

Mbi 17 mijë të vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit

 
Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 17 mijë e 316 doza të vaksinës kundër COVID-19.
MSH ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 955 mijë e 811 doza të vaksinës. Deri më sot 329 mijë e 246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 1 mijë e 29 raste të reja me COVID-19, nga 13 mijë e 84 testime të kryera.
Numri i viktimave nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit është 24./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button