Mbi 15 mijë persona u vaksinuan gjatë 24 orëve të fundit
Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 15 mijë e 869 doza të vaksinës kundër COVID-19.
MSH tutje ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 938 mijë e 504 doza të vaksinës. Deri më sot 318 mijë e 099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 920 raste të reja me COVID-19, nga 10 mijë e 321 testime të kryera. Ndërsa 28 qytetarë e kanë humbur jetën nga COVID-19./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?