Mbi 100 të vdekur nga zjarri që shpërtheu në një dasmë

Të paktën 100 persona kanë vdekur dhe 150 të tjerë janë lënduar pas një zjarri që shpërtheu në një dasmë në Irakun verior, raportojnë mediat shtetërore.
Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin, por raportet e para thonë se ai shpërtheu pasi u ndezën fishekzjarrë
Fotografitë në mediat sociale tregojnë mbetjet e djegura të sallës së eventeve në Al-Hamdaniya në provincën Nineveh të Irakut
Çifti i sapomartuar është në mesin e viktimave, sipas nënkryetarit të drejtorisë së shëndetësisë në Nineveh, raporton BBC.
Ndërkohë, Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Irakut tha se më shumë se 450 u vranë dhe u plagosën nga zjarri./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?