Kaloni te përmbajtja kryesore

Mbi 1 mijë e 500 besimtarë nga Kosova shkojnë në Haxh

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se ka nisur përgatitjet për nisjen e besimtarëve në Haxh.

Sipas njoftimit, këtë vit nga Kosova do të udhëtojnë 1 mijë e 576 persona drejt vendeve të shenjta islame.

Sipas njoftimit thuhet se grupi i parë për në Haxh, do të niset më 2 qershor 2024.

“Me udhëzimet për durim, forcë dhe sakrificë, ata janë duke u përgatitur për ta kryer edhe kushtin e pestë të Islamit – haxhin. Karshi mësimeve dhe këshillave, në të gjithë Këshillat e BI-së është duke u organizuar edhe duaja e haxhit, në të cilën besimtarët lusin të Madhin Zot që t’u japë shëndet e t’ua pranojë adhurimet e haxhit”, thuhet në njoftim

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button