Kaloni te përmbajtja kryesore

​Marcelo: Modriq nuk e meritonte Topin e Artë? Ata flasin marrëzira

Futbollisti i famshëm brazilian Marcelo ka folur për ditët e tij më të mira në Real Madrid.

Ish-lojtari madrilen, tashmë anëtar i Fluminense, ka zbuluar në një podcast se si dy futbollistë e kanë befasuar – Isco dhe Lluka Modriq.

“Isco nuk është nga kjo botë. Karrierën e ka nisur në futsall, unë e vlerësoj futsallin. Nuk mund ta kuptoja kurrë se çfarë bënte në stërvitje apo ndeshje. I dyti është Lluka Modriq”, tha Marcelo.

Marcelo gjithashtu iu referua mendimeve të disa futbollistëve, përfshirë Antoine Griezmann, se Modriq nuk duhet të kishte fituar Topin e Artë në 2018.

“Por ata po flasin marrëzi”, u përgjigj Marcelo, i cili ndante dhomën e zhveshjes me Modriq në klubin madrilen nga viti 2012-2022.

Marcelo është lojtari më i suksesshëm në historinë e Realit, pasi me këtë skuadër ka fituar 25 trofe.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button