Kaloni te përmbajtja kryesore

Maqedonia ka ofruar ndihmë për Bullgarinë në përballje me pasojat e përmbytjeve

Maqedonia është e gatshme të ofrojë mbështetje për përballimin e pasojave të përmbytjeve, ka njoftuar presidenti Rumen Radhev në rrjetin social X, pas bisedës telefonike me presidenten Gordana Siljanovska Davkova.

Sipas tij, Davkova ka shprehur ngushëllime për viktimat e përmbytjeve dhe ka ofruar ndihmë.

Ndryshe, reshjet intensive dhe përmbytjet kanë përfshirë një numër të madh rajonesh në Bullgari, ku një pjesë e popullsisë ka mbetur pa energji elektrike dhe qasja në zonat e prekura është e kufizuar. Nga përmbytjet kanë humbur jetën katër persona, ndërsa aktivitetet për përballimin e pasojave po vazhdojnë. Vullnetarë, ekipe ushtarake dhe sociale janë angazhuar në pastrimin e rrugëve, sigurimin e popullsisë dhe normalizimin e jetës së përditshme.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button