Maqedonci dhe Sveçla heshtin për paralajmërimin e Osmanit për tensione nga Serbia

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ai i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla të pyetur nga RTV21 lidhur me paralajmërimet për një përshkallëzim të mundshëm nga ana e Serbisë, dy ministrat qëndruan të heshtur sa i përket kësaj çështje.
Presidentja Vjosa Osmani kishte deklaruar një ditë më parë se ka informacione të besueshme për kërcënime të reja ndaj sigurisë në veri të vendit, por institucionet përkatëse nuk dhanë sqarime shtesë mbi natyrën apo nivelin e këtyre kërcënimeve.
E para e vendit, në një diskutim të enjten në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, tha se presidenti amerikan, Donald Trump ishte shumë i qartë në deklarimet e tij dhe si ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm së fundmi në ndalimin e ndalimin e Serbisë në përpjekjet e saj kundër Kosovës.
“Ne po i intensifikojmë përpjekjet tona përmes mbrojtjes, përmes kapaciteteve tona mbrojtëse dhe institucioneve të sigurisë. Por njëkohësisht, kemi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara, dhe Presidenti Trump ishte shumë i qartë se ai ishte personi që e ndaloi Serbinë të vazhdonte përpjekjet e saj….Po, ai është shumë i qartë në deklaratën e tij që po flet për javët e fundit. Ai nuk po flet për Marrëveshjen e Uashingtonit të vitit 2020, e cila ishte gjithashtu një kontribut i Presidentit Trump. Ai gjithashtu nuk po flet për sulmin në Banjskë, aktin e agresionit të vitit 2023, por ishte shumë i qartë në deklaratat e tij. Dhe, siç e dini, për ne që i lexojmë përditë raportet e sigurisë — dhe nuk na lejohet të themi më shumë — është e qartë edhe nga deklaratat e Presidentit Trump se ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ndalimin e destabilizimit të rajonit tonë, edhe gjatë javëve shumë të fundit. Prandaj, jam shumë e bindur që kjo është ndalur falë rolit të Amerikës dhe përfshirjes së tij të drejtpërdrejtë në ruajtjen dhe mbrojtjen e paqes”, tha ajo.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?