Kaloni te përmbajtja kryesore

Maqedonci: Autorët e vërtetë të krimeve, si në rastin e luftës në Kosovë janë të lirë

Në 29 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, ka reaguar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ai tha se kjo ngjarje është gjenocidi më i rëndë në Evropë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe “ka po të njejtin shkaktar, faktor destabilizues të Ballkanit si edhe tani, ndjekësit e regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit”.

“Numri të dënuarve as për së afërmi nuk përkon me numrin e kriminelëve përgjegjës të masakrave.Srebrenica e Reçaku nuk harrohen. Të vekurit janë kujtesë e mizorisë njerëzore që asnjëherë nuk mund të harrohet. Krimet mbeten krime, nuk vjetërsohen. Kriminelët duhen vihen para drejtësisë!”, ka shkruar Maqedonci./21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button