Maqedonci: 146-vjet nga dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka kujtuar dëbimin e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit në 146-vjetorin e kësaj çështje.
Maqedonci përmes postimi në Facebook, ka thënë se kujton rezistencën, sakrificën dhe vuajtjet e popullatës shqiptare te 720 fshatrave te boshatisura.
“Me qindra mijëra qytetarë të Kosovës, sot mbajnë mbiemrat e fshatrave prej nga janë dëbuar paraardhësit tanë, si formë e veçantë e memories kolektive. Ndër këto fshatra ishte dhe fshati Maqedonc i rajonit te Jabllanices se Gollakut (Sanxhaku i Nishit). Fshati Maqedonc ishte i banuar tërësisht nga popullata shqiptare, kryesisht të fisit Krasniqi. Rezistenca e armatosur e rreth 200 kryengritësve shqiptar kundër njësive ushtarake serbe te divizionit të Danubit në dhe për rreth fshatit Maqedonc u pasua nga dhuna ç’njerezore e divizioneve ushtarake serbe mbi popullatën shqiptare”, ka shkruar Maqedonci.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?