Kaloni te përmbajtja kryesore

Macron: Imazhet në Bucha janë të padurueshme, Rusia duhet të përgjigjet për krimet

Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka përshkruar imazhet nga Bucha si “të padurueshme”.

Macron ndau dhembshurinë e tij për ukrainasit dhe viktimat, duke shtuar autoritetet ruse do të duhet të përgjigjen për këto krime.

Udhëheqësi francez, i cili përballet me zgjedhje kombëtare këtë muaj, ka folur rregullisht me presidentin rus, Vladimir Putin gjatë gjithë periudhës së ndërtimit të pushtimit dhe më pas dhe është pozicionuar si ndërmjetës për paqen./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button