Kaloni te përmbajtja kryesore

‘Ma këpute shpirtin vëlla’, Big Mama: U zgjova me lajmin më të trishtë

Këngëtarja e njohur, Big Mama, ka reaguar për ndarjen e papritur nga jeta të kolegut dhe mikut të saj, Shpat Kasapi, i cili vdiq sot në moshën 40-vjeçare.

Big Mama ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetet sociale, duke shpërndarë një foto të Shpat Kasapit, ku i ka dedikuar fjalë zemre.

“O Shpati bre … nuk dua ta besoj. U zgjova me lajmin më të trishtë dhe më të këputë shpirtin. Fëmijëria jonë dhe kujtimet tona sot dhembjin edhe më shumë. Do të më mungosh përgjithmonë, vëlla. Prehu në paqe. Ngushëllime të sinqerta familjarëve… Zoti ju dhëntë forcë e durim në këtë dhimbje.”, ka shkruar Big Mama.

 

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button