Kaloni te përmbajtja kryesore

Lushaku-Sadriu del pro Abdixhikut: Lartësuesi i themeleve rugoviane

Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu, në prag të Konventës së kësaj partie ka lavdëruar kryetarin aktual Lumir Abdixhiku.

Në një postim në Facebook ajo ka  thënë se Abdixhiku është dëshmuar se i duhet edhe LDK-së edhe Kosovës.

“Ideatori i rimëkëmbjes së partisë; lartësuesi i themeleve rugoviane; vizionari i Rrugës së Re për një Kosovë më të mirë, është kryetari që ka dëshmuar se i duhet LDK-së e Kosovës, Dr. Lumir Abdixhiku.  Nder e kënaqësi me përfaqësu ai sot partinë, nesër shtetin”, ka shkruar ajo në Facebook.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button