Kaloni te përmbajtja kryesore

Luizi dhe Kiara po bëhen prindër, publikohet dedikimi më i bukur për frytin e tyre të dashurisë

Çifti simtatik që këtë vit ishte kryetemë e mediave rozë po bëhen prindër. Është fjala për këngëtarin Luiz Ejlli dhe moderatoren Kiara Tito, shkruan portali rtv.21.tv

Ndonëse u raportua në media, se Kiara është shtatzënë, ata për ta konfirmuar këtë lajm kanë zgjedhur ta bëjnë përmes projektit të ri të publikuar nga Luiz Ejlli.

Ai sot lansoi këngën “Frymë”,  e cila është dedikim për fyrtin e tyre të dashurisë. Klipi përmban copëza të ëmbla të shtatzënisë së moderatores, përfshirë momentin kur Luizi e merr lajmin se po bëhet baba, gender reveal party, vizita e parë te gjinekologu e momente tjera.

Derisa edhe në rrjetet sociale ata kanë shprehur emocionet e tyre për epitetin më të bukur që po marrin. Ejlli dhe Tito kanë shkruar se kanë mbetur pa frymë kur e mësuan lajmin, e kjo na bën të kuptojmë se titulli i këngës është inspiruar nga ky moment.

“Ne kur e mesuam lajmin na la pa fryme dhe mezi kemi pritur ta ndajm edhe me ju. Jemi te mbushur me emocione, pasi shume shpejt do te vij ne jete fruti i dashurise tone, qe mezi presim ti shohim syte dhe ti prekim duart.. Kjo eshte per te gjithe ju qe prej fillimit keni perjetuar me ne cdo emocion te historise tone te bukur te dashurise. Do te behemi 3 💕”, kanë shkruar në Instagram./21Media

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)

 

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button