Kaloni te përmbajtja kryesore

Liverpooli e nxjerr këtë lojtar në shitje

Federico Chiesa, i cili u bashkua me Liverpoolin gjatë verës së vitit 2024 mes pritshmërive të mëdha, po përballet me një situatë të vështirë nën drejtimin e trajnerit Arne Slot.

Sulmuesi italian ka luajtur vetëm në 14 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon dhe rrallëherë ka qenë titullar, pasi trajneri holandez ka preferuar futbollistë të tjerë për repartin ofensiv.

Liverpooli tashmë po vlerëson mundësinë e largimit të tij në janar ose verën e ardhshme, qoftë në formë huazimi apo transferimi përfundimtar, për të liruar hapësirë në skuadër dhe për të shmangur humbje financiare.

Mungesa e përshtatjes me futbollin anglez dhe konkurrenca e madhe në repartin e sulmit kanë ndikuar ndjeshëm në rënien e rolit të Chiesas.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button