Kaloni te përmbajtja kryesore

Lirohet në procedurë të rregullt gjyshi që u akuzua për dhunë ndaj mbesës së mitur

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka liruar në procedurë të rregullt një burrë në Mitrovicë i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj mbesës së tij të mitur.

Rasti është cilësuar si “dhunë në familje“ dhe thuhet se ka ndodhur më 1 dhjetor ndërkohë që është raportuar të hënën.

“Më 08.12.2025, është raportuar se gjyshërit, ndaj viktimës së mitur femër kosovare (mbesës), kanë përdorë dhunë. I dyshuari është paraqitur në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt“, thuhet në raportin policor.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button