Kaloni te përmbajtja kryesore

Lirimi i policëve, Bislimi: Skenar që konfirmoi Vuçiqin si mjeshtër të eskalimit

Pas lirimit të tre policëve që ishin arrestuar më 14 qershor brenda territorit të Kosovës nga forcat serbe, ka reaguarz ëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Bislimi thotë se kidnapimi i tre policёve ishte brenda territorit tё Republikёs sё Kosovёs dhe pёr kёtё nuk ka asnjё dyshim as edhe te bashkёsia ndёrkombёtare.

”Fokusi tek lirimi i pakusht i tre policёve tё kidnapuar ёshtё pёrpjekje e lodhtë pёr t’i ikur boshtit tё diskutimit. E ky ёshtё tek fakti qё forcat speciale antiterror tё Serbisё janё futur jo vetёm nё zonën neutrale, por edhe brenda territorit tё Kosovёs. Me shumё gjasё pёr ndonjё aktivitet tjetёr subverziv, por qё ka pёrfunduar me kidnapimin e 3 policёve kufitarё. Implikimet si pёr sigurinё nacionale dhe atё rajonale, ashtu edhe pёr misionin e KFOR-it nё Kosovё do duhej tё ishin tema e vetme e adresuar. Kjo nuk mundet dhe nuk guxon asesi tё kamuflohet me lirimin e rrejshëm dhe mediatik tё policёve tё kidnapuar. Vendimi i sotёm i gjykatёs sё Kralevёs ёshtё çertifikimi mё i fuqishёm i bankrotimit tё shtetit ligjor tё Serbisё. Njё gjykatё shtetёrore, merr vendim pёr akomodim tё njё premtimi politik tё presidentit tё shtetit. Njё vendim qё çon nё mbrojtje nё liri tё tre tё “akuzuarve” pёr armëmbajtje pa leje dhe ka brenda vetes edhe konstatimin se ata nё momentin e “arrestimit” ndodheshin brenda territorit tё Serbisё, nuk ka nevojё pёr ndonjё komentim”, ka shkruar Bislimi në Facebook./21Media
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button