Liga e Kampionëve, Prishtina luan sot kundër Farencvarosit
Kampioni i Kosovës në futboll, KF Prishtina do të zhvillojë sot ndeshjen e rrethit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve kundër skuadrës nga Hungaria, Farencvaros.
Ndeshja starton nga ora 18:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Groupama Arena” në Budapest.
Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës ka udhëtuar para dy ditësh drejt Budapestit dhe është stërvitur atje për të qenë sa më të përgatitur për këtë sfidë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?