Liga e Kampionëve, Barcelona me një këmbë në gjysmëfinale

Sonte janë zhvilluar dy ndeshjet e tjera çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Barcelona mposhti si vendës skuadrën gjermane Borussia Dortmund me rezultat 4:0, ndërsa PSG mposhti ekipin anglez Aston Villa 3:1, raporton KosovaPress.
Edhe pse kroati Niko Kovaç dhe të përzgjedhurit e tij u nisën drejt Barcelonës për një rezultat më të mirë para ndeshjes së kthimit në Dortmund javën e ardhshme, skuadra katalanase dominoi në tërësi ndeshjen.
Serinë e golave e nisi braziliani Raphina në minutën e 25-të, pas asistimit të Pau Cubarsi.
36-vjeçari Robert Lewandowski dyfishoi shifrat në pjesën e dytë pas asistimit të brazilianit Raphina në minutën e 48-të.
Sulmuesi polak tundi sërish rrjetën kundërshtare me golin e shënuar në minutën e 66-të pas asistimit të Fermin Lopez.
Lamine Yamal shënoi golin e katërt për Barcelonën, pas asistimit të brazilianit Raphina në minutën e 77-të.
Në këtë mënyrë Borussia Dortmund do ta ketë pothuajse të pamundur një kthim të madh pas një jave dhe kalimin në gjysmëfinale.
Në ndeshjen tjetër, skuadra franceze PSG mposhti me mjaft vështirësi Aston Villa në Paris me rezultat 3:1.
Skuadra angleze erdhi në epërsi me golin e sulmuesit Morgan Rogers në minutën e 35-të, pas asistimit të Youti Tielemans.
Desire Doue, mesfushori i kampionit francez, barazoi shifrat gjashtë minuta para përfundimit të pjesës së parë, pas asistimit të Nuno Mendes.
Ekipi francez deri te goli i dytë erdhi përmes sulmuesit Khvicha Kvaratskhelia në minutën e 49-të, pas asistimit të Fabian Ruiz.
Goli i tretë për PSG u shënua nga Nuno Mendes në minutën e dytë të kohës shtesë.
Kujtojmë, në dy ndeshjet e para të çerekfinales, të martën Arsenali deklasoi si vendës Real Madrid 3:0, ndërsa Inter mposhti në udhëtim Bayern Munih 2:1.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?