Kaloni te përmbajtja kryesore

​Lewis Capaldi, ylli kryesor i natës së dytë të Sunny Hill Festival 2026

Prishtina sonte mirëpret një nga artistët më të njohur të muzikës pop në botë. Këngëtari dhe kantautori skocez Lewis Capaldi do të jetë ylli kryesor i natës së dytë të Sunny Hill Festival 2026, duke u ngjitur në skenën kryesore në orën 22:30.

Fitues i disa çmimeve ndërkombëtare dhe autor i hiteve si Someone You Loved, Before You Go, Hold Me Ëhile You Ëait, Forget Me dhe Wish You the Best, Capaldi rikthehet para publikut kosovar në një prej performancave më të shumëpritura të këtij edicioni. Koncerti në Prishtinë është pjesë e rikthimit të tij në skenat ndërkombëtare, pas një periudhe larg turneve, duke e bërë paraqitjen në Sunny Hill edhe më të veçantë.

Përveç Capaldit, nata e dytë sjell në skenën kryesore edhe artistët shqiptarë Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son, Buta, EKO dhe Esdeekid, ndërsa në skenën C4 do të performojë DJ britanik PAËSA, një nga emrat më të njohur të muzikës house.

Pas hapjes spektakolare të festivalit të premten me performancën e Katy Perry, organizatorët presin që edhe nata e dytë të mbledhë mijëra adhurues të muzikës nga Kosova, rajoni dhe vende të ndryshme të botës. Sunny Hill Festival, i cili zhvillohet nga 31 korriku deri më 2 gusht në Sunny Hill Festival Park në Bërnicë, konsiderohet një nga festivalet më të mëdha muzikore në Evropën Juglindore dhe çdo vit e vendos Prishtinën në hartën ndërkombëtare të ngjarjeve muzikore.

Festivali do të përmbyllet të dielën me performancën e DJ-it dhe producentit holandez Martin Garrix, si dhe emra të tjerë të njohur të skenës elektronike, përfshirë Adam Port, Rampa dhe Carlita.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button