Leposaviqi lëshon hapësira të ndërtesës komunale për regjistrimin e automjeteve

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka bërë të ditur se do të ofrojnë hapësira të objektit të komunës për zyrtarët e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve dhe Qendrës për prodhim të dokumenteve.
Hetemi në një postim në Facebook ka shkruar se marrëveshja për ofrimin e hapësirave është nënshkruar gjatë një takimi me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtorin e Agjencionit të Regjistrimit Civil, Blerim Camaj.
Më 30 tetor, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që pronarëve të automjeteve me denominimet “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, t’ua shtyjë afatin për riregjistrim në targa RKS, me benefite financiare, deri më 1 dhjetor të vitit 2023./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?