Lehtësimi i trafikut në Veternik, Rama zbulon projektin për rrugë të reja në hyrje të Prishtinës

Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se projekti për lagjen periferike të Prishtinës, Veternikun, është finalizuar.
Rama ka thënë se përmes këtij projekti, do të krijohet lidhje e re mes Rrugës A dhe Lagjes Emshir, për të lehtësuar dhe shkarkuar trafikun në hyrje të Prishtinës.
Kreu i kryeqytetit ka shtuar se me këtë projekt do të lehtësohet ndjeshëm qarkullimi dhe shkarkimi i trafikut në hyrje të Prishtinës, veçanërisht për automjetet që vijnë nga Gjilani, Ferizaj dhe autostrada.
“Projekti i penetrimit të Veternikut është finalizuar.Me këtë investim krijojmë një lidhje të re ndërmjet Rrugës A dhe lagjes Emshir, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin dhe duke shkarkuar trafikun në hyrje të Prishtinës, veçanërisht për automjetet që vijnë nga Gjilani, Ferizaj dhe autostrada”, ka shkruar Rama.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?