Ledri Vula dhe Era Istrefi bëhen fytyrat e reja të IPKO-s

Dy prej emrave më të veçantë të estradës shqiptare, kanë filluar një bashkëpunim njëvjeçar me kompaninë e telekomunikimit IPKO.
Tashmë, fytyrat e njohura publike, Ledri Vula e Era Istrefi zyrtarisht do të jenë ambasadorët e rinj të IPKO-s.
Udhëheqësja e komunikimit në IPKO, Afrika Zyferi tha se ky partneritet është i ndërtuar me vlera që bashkojnë dy palët, me përkushtim, origjinalitet e kreativitet për publikun, shkruan kosovapress
“Ky partneritet është një bashkëpunim që është menduar mirë e thellë, i ndërtuar me vlera që na bashkojnë të dy palëve, përkushtim, origjinalitet, kreativitet dhe një lidhje reale që e kemi me publikun. Për më shumë se 25 vjet, IPKO nuk ka qenë thjesht një kompani e telekomunikimit në Kosovë por ka qenë prezente dhe një pjesë shumë e rëndësishme e jetës sonë të përditshme. Klientët tanë, njerëzit e këtij vendi na kanë besuar momentet e tyre më të rëndësishme”, tha Zyferi.
E drejtori komercial i IPKO-s, Arianit Duraku shtoi se IPKO vazhdon të jetë kompania e huaj më e madhe në Kosovë, me mbi 500 milionë euro investime në tregun e vendit.
Duraku rreth bashkëpunimit tha se ditët në vijim do lansojnë edhe oferta të tjera atraktive që mbajnë vulën e këtij bashkëpunimi.
“IPKO vazhdon të jetë kompania e huaj më e madhe në Kosovë, me mbi 500 milionë euro investime në tregun e Kosovës… Ditëve në vijim do të lansojmë edhe oferta të tjera mjaft atraktive të cilat mbajnë vulën e këtij bashkëpunimi që sot jemi duke e bërë, oferta të cilat do flasin për ritëm, kreativitet dhe vlerë reale për përdoruesin”, shtoi Duraku.
Ndërsa menaxheri i dy këngëtarëve, Faton Shoshi u shpreh se ndihet i privilegjuar që janë pjesë e kompanisë më të madhe ndërkombëtare në Kosovë.
“Ndjehem shumë i privilegjuar pasi dy artistët e mi janë imazh i një prej investimeve më të mëdha ndërkombëtare në Kosovë dhe më të suksesshmet”, u shpreh Shoshi.
Më 1 qershor me rastin e Ditës së Fëmijëve, Ledri Vula ka vizituar fëmijët me kancer në klinikën e Onkologjisë dhe Pediatrinë, ndërsa së bashku me Era Istrefin kanë takuar edhe fëmijët në sheshet e Prishtinës.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?