LDK zyrtarizon kandidaturën e Shaip Surdullit për Kryetar të Kamenicës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar kandidatin për Kryetar të Komunës së Kamenicës, e që do të jetë Shaip Surdulli.
Bartës i listës për Asamblenë Komunale do të jetë kryetari aktual i Degës, Jeton Biqkaj.
“Këto vendime përfaqësojnë unitetin dhe përkushtimin e strukturës sonë për të sjellë ndryshim dhe qeverisje të përgjegjshme në Kamenicë. Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë se një garë, ato janë një mundësi për qytetarët që të rikthejnë dinjitetin dhe zhvillimin në komunën e tyre, përmes një platforme të qartë, me njerëz të dëshmuar dhe me vizion të cilin ua ofron LDK-ja. Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur përgatitjet për këto zgjedhje të ardhshme, me struktura të konsoliduara dhe një angazhim të pakompromis për fitoren në Kamenicë. Me mbështetjen e qytetarëve, dhe me një ofertë të qartë programore, LDK do të rikthehet si forca kryesore politike në këtë komunë”, thuhet në njoftimin e LDK’së.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?