Kaloni te përmbajtja kryesore

LDK-ja: E papranueshme që asamblistët, të cilët paguhen me taksat e qytetarëve, të përfshihen në marrëveshje të kundërligjshme

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj shefit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, që të hënën shkuli mikrofonin e kryesuesit të Kuvendit Komunal.

Përmes një postimi në Facebook, LDK-ja ka thënë se veprimet e skandali i VV-së shpalos kriminalitetin e kësaj partie, duke shtuar se ka pazare të brendshme, “të ulëta e të turpshme”.

“Skandali i fundit i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili zbulon pazare të brendshme, të ulëta e të turpshme, të asamblistëve të këtij subjekti në Kuvendin Komunal të Prishtinës, shpalos qartazi kriminalitetin e LVV-së dhe përbuzjen e hapur që i bën kjo lëvizje kryeqytetit dhe qytetarëve tanë, Këto praktika korruptive dhe kriminale fshihen pas fasadës së premtimeve për ‘ndryshim’ e ‘transparencë’, ndërsa në realitet reflektojnë politikë të shpërdorimit, ku përfitimet personale e partiake vendosen mbi interesat e qytetarëve. Është e papranueshme që asamblistët, të cilët paguhen me taksat e qytetarëve, të përfshihen në marrëveshje të kundërligjshme dhe të pista, që minojnë seriozisht besimin e qytetarëve në përfaqësuesit e tyre”,thuhet në komunikatën e LDK-së.

LDK-ja, që udhëheq Komunën e Prishtinës, ka thënë se ky skandal e demonstron qartë “se LVV-ja nuk është asgjë më shumë se një burim i pashtershëm i praktikave klienteliste dhe nepotiste”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button