Lavrov krahason SHBA-në me Hitlerin
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov përsërit pretendimin rus se qeveria ukrainase është një regjim neo-nazist dhe thotë se bandat po plaçkitin qytete, përfshirë Mariupolin.
Lavrov thotë gjithashtu se ukrainasit “tani po përpiqen të përdorin civilët si mburoja njerëzore”.
Ai i referohet vazhdimisht Hollivudit dhe thotë se njerëzit nuk duhet “të shikojnë vetëm këtë film hollivudian”të shkruar nga mediat perëndimore “ku ka një të keqe të fundit”.
Ministri i Jashtëm rus thotë gjithashtu se NATO po përpiqet të forcojë sigurinë e Perëndimit me koston e Rusisë.
Ai e krahason SHBA-në me Napoleonin dhe Hitlerin, duke thënë se “në ditët e kaluara, Napoleoni dhe Hitleri kishin një qëllim për të nënshtruar Evropën – tani amerikanët e bëjnë këtë”, transmeton rtv21.tv.
Ai thotë se anulimi i gazsjellësit Nordstream 2 “tregon vendin” e BE-së, duke sugjeruar se SHBA qëndron pas vendimit./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?