Kaloni te përmbajtja kryesore

Deputeti i Malit të Zi: Në qeverinë e Malit të Zi nuk do ndalen aspiratat e Serbisë

(Lajm i përditësuar)


Lama: Shpresojmë që BE dhe SHBA t’i tregojnë vendin Serbisë, në vazhdimësi po sjellë probleme në rajon

Ish-deputetja, Alma Lama këtë të enjte për emisionin “Click” në RTV21 tha se Serbia në vazhdimësi po sjellë probleme në rajon. Duke komentuar situatën politike në Mal të Zi, Lama tha se shpreson që këtë herë Bashkimi Evropian dhe SHBA-të t’i tregojnë vendin Serbisë

”Shpresojmë që BE-ja dhe SHBA këtë herë do tregohen më të vendosur ndoshta duke i treguar Serbisë vendin, pasi që në vazhdimësi po krijonë probleme në të gjithë rajonin”, tha Lama.


Muhaxhiri: Në Mal të Zi do ketë shumë shpejt zgjedhje

Analisti politik, Artan Muhaxhiri në “Click” në RTV21 duke folur për gjendjen aktuale politike në Mal të Zi tha se atje do ketë së shpejti zgjedhje.

”E vetmja gjë që është e sigurt është se në Mal të Zi do ketë shumë shpejt zgjedhje, dhe do ketë një jostabilitet”, tha Muhaxhiri.


Deputeti i Malit të Zi: Në qeverinë e Malit të Zi nuk do ndalen aspiratat e Serbisë

Kryetari i partisë Lidhja Demokratike Shqiptare në Malin e Zi Nikollë Camaj në ”Click” të RTV21 tha se në qeverinë e Malit të Zi nuk do ndalen aspiratat e Serbisë.

”Ne e dimë që në qeverinë e Malit të Zi nuk do ndalen aspiratat e Serbisë edhe sikur në këtë Qeveri të ishin vetëm partitë politike sovraniste të Malit të Zi, por mendoj që mekanizmat kontrollues janë në duar të forcave politike që anojnë ka Perendimi më tepër se sa kanë fuqia apo forcat politike që mund të kontrollohen akoma nga Beogradi apo sikur dikush siç thotë drejtëpërdrejt nga Putini”, tha Camaj.


Deputeti i Malit të Zi: Për ne shqiptarët është e rëndësishme raporti me fqinjët, në rend të parë raporti me Kosovën

Deputeti i Malit të Zi Nikollë Camaj në emisionin ”Click’ të RTV21 tha se për shqiptarët e Malit të Zi është e rëndësishme raporti me fqinjët me theks të veçantë ai përmendi Kosovën.

”Atë që e kërkon politika e jashtme nga Mali i Zi është të kemi një qeveri e cila do respektojë të arriturat dhe do t’i kultivojë edhe tutje këto edhe integrimet euroatlantike edhe raportet me NATO-në edhe çështjen me Rusinë dhe Ukrainën për ne shqiptarët është e rëndësishme raporti me fqinjët, në rend të parë raporti me Kosovën”, tha Camaj./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button