Kaloni te përmbajtja kryesore

Lama për liberalizimin e tregut të energjisë: Ky vendim u mor që të përfitojnë matrapazët afër kryeministrit

Analistja Alma Lama në emisionin “Click” në RTV21 tha se Vetëvendosje klientelizmin e ka filluar qysh kur ka qeverisur Komunën e Prishtinës.

“Unë kam informacione se subjekti në fjalë filloi të bëjë klientelën e vet me firmat e ndërtimit; klientelizmin e kemi parë me tenderët njëburimor, pra po bën klientët e vet, të cilët i shërbejnë për ta mbajtur partinë. Pastaj, te çështja thellohet, duket se vendimi për ta liberalizuar tregun e energjisë është marrë pikërisht për njerëzit e tij që të përfitojnë. Pra, është një lloj vendimi i marrë pa asnjë lloj studimi, asnjë lloj parapërgatitjeje, siç thonë ekspertët, për t’i futur kompanitë dhe bizneset në këtë treg, por në mënyrë që dikush të përfitojë: ata shitësit e energjisë, profiterët e energjisë, matrapazët që janë afër kryeministrit të përfitojnë. Ata hapin bizneset dhe ata bëhen tregtarët e energjisë, dhe kjo është shumë e dukshme”, u shpreh ajo./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button