Lajmi për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit pushton mediat më prestigjioze

Vdekja e këngëtarit të njohur, Shpat Kaspait u bë lajm edhe në mediat më prestigjioze në botë.
Pas mediumit pretigjioz zviceran “Blick” edhe media britanike “Mirror” ka shkruar se ”Ylli i muzikës pop Shpat Kasapi vdes në moshën 40 vjeç në krahët e gruas pas një ataku të papritur në zemër.
”Kasapi, një këngëtar shqiptar me një sërë hitesh në top listat muzikore, nuk kishte probleme shëndetësore të njohura, duke e bërë vdekjen e tij dje edhe më tronditëse për familjen dhe miqtë”, shkruhet ndër tjera në artikullin e ”Mirror”.
Pop- ylli shqiptar u nda nga jeta dje në orët e hershme të mëngjesi. Lajmi për vdekjen e tij tronditi famijen komunitetin artistik, publikun që ishin rritur me këngët e tij.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?