Kaloni te përmbajtja kryesore

Lajçak vazhdon takimet me përfaqësues të shteteve që s’e njohin Kosovën

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka vazhduar takimet me përfaqësues të shteteve që nuk e njohin Kosovën.
Mbrëmë ( 24 janar) në Twitter ka njoftuar se është takuar me të dërguarën e Greqisë për Ballkanin Perëndimor, Sofia Grammata.
Lajçak ka shkruar se me Grammatan ka diskutuar rreth përpjekjeve të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Me të dërguarën e Greqisë për Ballkanin Perëndimor, sot diskutova për përpjekjet e BE-së mbi avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe rolin e rëndësishëm të Greqisë në regjion”, ka shkruar Lajçak.
Një ditë më parë, Lajçak është takuar me zyrtarë të lartë të Spanjës, Sllovakisë dhe Qipros.
Këto takime të Lajçak pas takimeve të fundit të zyrtarëve të lartë perëndimor me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button