Lajçak u takua me zyrtaren e lartë të OKB-së: Folëm për dialogun

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar dje në New York me nënsekretaren e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Çështje Politike dhe të Ndërtimit të paqes, Rosemary DiCarlo.
Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për dialogun e Ballkanin Perëndimor.
“Folëm për Ballkanin Perëndimor, zhvillimet rajonale dhe dialogun”, ka shkruar Lajçak në X.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?