Lajçak u takua me Kurtin: Diskutuam për rrugën përpara në dialog
Kryeministri Albin Kurti është takuar sot në Vjenë me ndërmjetësin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Diplomati sllovak, në një postim në Twitter ka bërë të ditur se në takim është biseduar për procesin e dialogut.
“Sot në Vjenë pata një diskutim të thellë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për gjendjen aktuale dhe rrugën përpara në dialogun e lehtësuar nga BE”, ka shkruar Lajçak.
Ndryshe, kryeministri Kurti do të zhvillojë një vizitë dyditore në Austri, ku pritet të takohet me kancelarin Alexander Schallenberg.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?