Lajçak pajtohet me Zv/Sekretarin e NATO-s rreth siatuatës në Veri
Lajçak pajtohet me Zv/Sekretarin e NATO-s rreth siatuatës në Veri

Përfaqësuesi i Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sonte është pajtuar me deklaratën e Zëvendës-Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana se si Beogradi ashtu edhe Prishtina duhet të tregojnë përmbajtje dhe të parandalojnë përshkallëzimin.
Lajçak ka falënderuar Geoana-n për koordinimin e shkëlqyer BE-NATO.
Fully agree with @Mircea_Geoana. Grateful for excellent 🇪🇺-@NATO coordination – both with the leadership at HQ-level and @NATO_KFOR on the ground. https://t.co/NmGOawSPZ5
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 5, 2022
Zëvendës-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana ka shtuar se KFOR-i mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti.
Ndryshe, përfaqësuesit serbë në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës do të lënë detyrën. Kjo është vendosur në takimin e thirrur nga Lista Serbe mesditën e së shtunës në Zveçan.
“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.
Serbët përfaqësohen me një ministër në Qeverinë e Kosovës, dhjetë deputetë në Kuvendin e Kosovës, me kryetarë komunash në ato qytete ku shumicë janë qytetarët serbë, si dhe në gjyqësor, polici. Të gjithë këta do të largohen nga institucionet e Kosovës./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?