Kaloni te përmbajtja kryesore

Lajçak njofton se do të udhëtojë në Serbi

Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian (BE), për dialogun Kosovë-Serbi, gjatë javës së kaluar vizitoi Kosovën, ku është takuar me Besnik Bislimin, kryenegociatorin e Kosovës për dialogun me Serbinë të lehtesuar nga Brukseli.

Lajçak ka njoftuar se tash do të shkojë për vizitë zyrtare edhe në Serbi, kjo në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

“Pas forumit, vizitova Kosovën për t’u përgatitur për takimin e ardhshëm të Kryenegociatorëve në Bruksel. Me Zëvendëskryeministrin e Parë, Besnik Bislimi, diskutuam zhvillimet e fundit gjatë verës, agjendën e takimit të ardhshëm të Kryenegociatorëve dhe qasjet për të trajtuar disa nga çështjet aktuale, si dhe hapat e ardhshëm për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit. Më pas, do të udhëtoj në Serbi për t’u përgatitur për takimin e ardhshëm në kuadër të Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Lajçak në Facebook./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button