Kaloni te përmbajtja kryesore

Lajçak nesër viziton Kosovën

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nesër do të qëndrojë në Kosovë.

Kjo u bë e ditur nga Zyra për Informim e Qeverisë, ku u tha se i njëjti do të pritet në takim nga Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

“Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim ditën e nesërme, Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin do të diskutohet për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike”, u tha në njoftim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button