Kaloni te përmbajtja kryesore

Lajçak: Me Bislimin u pajtuam për vazhdim dhe hapat e mëtejshëm në dialog

Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka biseduar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Lajçak përmes rrjeteve sociale, ka dhënë detaje rreth këtij takimi, teksa ka treguar se kanë diskutuar një listë çështjesh të dialogut detajisht.

Ai njoftoi se janë pajtuar për vazhdim dhe hapa të mëtejshëm.

“Realizuam një video-konferencë të detajuar me Bislimin sot, për një listë të çështjeve të Dialogut. Ramë dakord për vazhdimin dhe hapat e mëtejshëm”, ka shkruar Lajçak në “X”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button