Lajçak dhe Sarrazin diskutojnë për dialogun

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka takuar mbrëmë diplomatin gjerman dhe të dërguarin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Lajçak përmes një postimi në Twitter ka thënë se me Sarrazin kanë diskutuar për hapat e mëtejmë të dialogt Kosovë- Serbi.
Diplomati sllovak ka falënderuar Gjermaninë për mbështetje në këtë proces.
“Dje pata gjithashtu një diskutim të rëndësishëm me drejtorin politik dhe të dërguarin e Ballkanit Perëndimor, Sarrazin për gjendjen e lojës dhe hapat e ardhshëm në dialog. Faleminderit për mbështetjen e fortë dhe të zëshme gjermane në punën time dhe përkushtimin e plotë në përpjekjet tona të përbashkëta”, ka shkruar Lajçak sot në Twitter./21Media
Yesterday, I also had an important discussion with @GermanyDiplo Political Director Bellmann and 🇩🇪 Western Balkan Envoy Sarrazin about state of play and next steps in the Dialogue. Grateful for strong and vocal 🇩🇪 support to my work and full commitment to our joint efforts. pic.twitter.com/qA3OT6BZ3O
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 2, 2023
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?