Kaloni te përmbajtja kryesore

Lajçak dhe Escobar me të njëjtin vlerësim për zhvillimin e ngjarjeve në Ballkan

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë të njëjtin vlerësim për zhvillimin e ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor.
Lajçak në një postim në Twitter ka treguar se sot është takuar me Escobar në Bruksel.
“Ne kemi të njëjtin vlerësim për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, përfshirë ndikimin e luftës ruse në Ukrainë. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për të ndihmuar që e ardhmja e rajonit në BE të bëhet realitet,” ka shkruar Lajçak në Twitter./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button