Kaloni te përmbajtja kryesore

​Laçi mposht bindshëm Tiranën

Skuadra e Laçit i është rikthyer fitores në Superligën e Shqipërisë, pasi e ka mposhtur Tiranën.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Selman Stërmasi”, skuadra e Laçit e ka mposhtur bindshëm 3:0 Tiranën.

Fitoren Laçit ia siguruan golat nga Ronald Sobowale (minuta e 42’), Khalil Thaleb (minuta e 90+1’) dhe Isi Manellari (minuta e 90+4’).

Me pikët reja, Laçi u ngjit në vendin e tretë me 10 pikë të arkëtuara, aq sa ka edhe Tirana në vendin e katërt.

Rezultati final, 3:0 në favor të Laçit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button