Kaloni te përmbajtja kryesore

​Ky mund të jetë pasuesi i Glihas te Kosova

Pas largimit të Primoz Glihas, Kosova është në kërkim të një trajneri të ri.

Federata e Futbollit të Kosovës të mërkurën njoftoi për ndërprerjen e bashkëpunimit me Glihan, trajner i cili dështoi që Kosovën ta kualifikojë për në Kampionatin Evropian të futbollit që mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Si zakonisht, spekulimet mbi emrat që mund ta marrin drejtimin e Kosovës vijnë mënjëhër sapo kjo pozitë të lirohet, dhe kësaj radhe, është mediumi boshnjak “sportske.ba” që sjellë një emër të ri na tavolinë.

Sipas këtij mediumi, Slišković është kandidati më serioz për pozitën e përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës. Slišković i cili si lojtar dhe trajner la gjurmë të dukshme te Hajduku, edhe më herët ishte kandidat për stolin e Kombëtares së Kosovës. Tashmë duket se është shumë afër Kosovës.

Slišković, në të gjitha skuadrat dhe kombëtaren, aplikonte futbollin sulmues, dhe ishte veçanërisht i prirur të angazhonte lojtarët e rinj.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button