Kaloni te përmbajtja kryesore

Kuvendi në pushim – Mazhoranca flet për numër enorm të projektligjeve të miratuara, opozita i quan gënjeshtra

Pak ditë para përfundimit zyrtar të sesionit pranveror të punës së Kuvendit, ligjvënësit e mazhorancës thonë se kanë arritur një numër enorm të projektligjeve të miratuara gjatë këtij sesioni. Por opozita pretendimet e pushtetit i quan gënjeshtra duke thënë se shumica parlamentare gjatë tërë viti ka sabotuar punën e Kuvendit. Sipas monitoruesve të Kuvendit, në pjesën më të madhe të sesionit pranveror ka pasur rënie drastike të punës së organit legjislativ.

Në fillim të javës së ardhme Kuvendi i Kosovës pritet të shkojë në pushim vjetor, pas përfundimit të sesionit pranveror. Prej javësh Kuvendi ka punuar në salla alternative për shkak të renovimeve në sallën pleanre dhe ligjvënësit janë detyruar të kryejnë detyrat e tyre në kushte jo fort normale.

Për partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje ky sesion pranveror ishte i suksesshëm meqë, sipas saj janë miratuar një numër projektligjesh e nismash të tjera.

“Kuvendi Kosovës edhe këtë vit ka miratuar numër rekord të ligjeve rregulloreve nismave të tjera. Vetëm në një seancë se fundit kemi miratuar mbi 20 ligje…”, tha për rtv21 Arbër Rexhaj nga Vetëvendosje.

Një numër ligjesh të miratuara në Kuvend, nga shumica parlamenare, kanë përfunduar në gjykatën Kushtetuese. Disa prej tyre Gjykata i ka rrëzuar ose i ka shpallur në kundërshtim me kushtetutën. Të paktën tre ligje të miratuara dy javë më parë janë dërguar nga opozita në gjykatën kushtetuese, një nga të cilë edhe ai për Komisionin e Pavarur të Mediave. Ky i fundit dhe ai për Këshili Prokurorial kanë nxitur reagimet e fuqishme edhe të pranisë ndërkombëtare në Kosovë

Opozita thotë se mazhoranca e ka degraduar punën e Kuvendit. Sipas deputetit të PDK-së, Ardian Kastrati shumica parlamentare gjatë tërë vitit e ka sabotuar punën e Kuvendit.

“Kuvendi s’ka punuar sepse mazhoranca e ka sabotuar kuvendin gjatë tërë vitit ka pasur sabotim mazhoranca s’ka arrite me kriju kuorum me kalu ligje Funksionimi teknik i Kuvendi ka shkuar me pikun e sezonit. Pushteti po gënjen pushtet i gënjeshtare është ky”, tha Kastrati për rtv21.

Monitorues të punës së Kuvendit ndërkaq vlerësojnë se në pjesën më të madhe të sesionit pranveror ka pasur rënie drastike të punës së Kuvendit.

“Kjo si rrjedhojë e disa mospajtimeve të pozitës dhe pozitës për ti shtyre përpara disa iniciativa ligjore të cilat shumica janë shumë të rëndësishëm për legjislaturën e Kosovës. Vetëm janar-prill janë miratuar 2 projektligje dhe një efikasitet pak më i dukshëm është vërejte pas një marrëveshje t të krijuara nga dy parti pushte opozitë përndryshe në këtë periudhe kohore rreth 11 javë rresht nuk është mbajt asnjë seancë në Kuvend dhe si rrjedhojë është treguar një mosseriozitet i deputetëve për të shtyrë përpara iniciativat sic është draft kodi civil, GLSP ka bërë thirrje publike edhe për projektligjet që s’janë në përputhje me normat ligjore siç është ai për zyrtarët publik. Kemi pasur edhe iniciativa të dëmshme për kornizën ligjore të Kosovës dhe shumë që po s’kalon përpara”, tha Blerina Istrefi nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

Sesioni vjeshtor i Punës së Kuvendit pritet të fillojë në shtator./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button