Kaloni te përmbajtja kryesore

Kuvendi miratoi Projektligjin për kripto-astetet

(Lajm i përditësuar)


Kuvendi miratoi Projektligjin për kripto-astetet

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për kripto-astetet.

Në seancën e sotme plenare, legjislativi miratoi në parim edhe Projektligjin për shpronësimin e pronës së paluajtshme. Ndërkaq, drita e gjelbër iu dha edhe Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028.

Krahas këtyre, Kuvendi dështoi sërish të miratojë Komisionin hetimor për zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti.


​Kuvendi miraton marrëveshjen me Danimarkën për burgjet

Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen me Danimarkën për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Pro kësaj marrëveshje përveç deputetëve të mazhorancës votuan edhe deputetët e PDK-së dhe AAK-së, si dhe disa deputetë të LDK-së.

Krahas kësaj të zgjedhurit e popullit miratuan edhe “Marrëveshja e bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren”.

Ndërkaq, u miratua edhe marrëveshja me OPEC, e cila ishte rrëzuar javën e kaluar. Kuvendi miratoi edhe Amendamentim i Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020.


Miratohen dy marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës ka miratuar dy marrëveshje ndërkombëtare të mbetura nga seanca e kaluar, me ndihmën e votave të opozitës.

Marrëveshja e parë që u miratua ishte ajo për njohjen e kualifikimeve profesionale për infermier, kirurg veterinar, farmacist dhe mami në kontekstin e Marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore.

Këtë projektligj e prezantoi Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.


Kuvendi i Kosovës sot do i mbajë dy seanca të ndryshme plenare.

Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca e parë pritet të jetë vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme ku ën rend dite janë disa marrëveshje ndërkombëtare dhe pritet të filloj në orën 10:00.

Ndërsa seanca e dytë e cila në ren dite i ka 23 pika, pritet të filloj në orën 10:30.

“3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-303 për ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes për Themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (“Marrëveshja”) – neni 1,

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-301 për ratifikimin e Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale për infermier, kirurg veterinar, farmacist dhe mami në kontekstin e Marrëveshjes së tregtisë të lirë të Evropës Qendrore,

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-302 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZHKE) për Projektin “Banimi social adekuat””, pikat e rendit të ditës së seancës së parë, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button