Kaloni te përmbajtja kryesore

​Kuvendi miratoi Projektligjin për kontrollin e kufirit shtetëror

(Lajm i përditësuar)


​Kuvendi miratoi Projektligjin për kontrollin e kufirit shtetëror

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për kontrollin e kufirit shtetëror. Ky projektligj u konsiderua jetik për sektorin e sigurisë dhe mënyrën si menaxhohet dhe kontrollohet mbikëqyrja e kufirit shtetëror.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se përmes këtij projektligji do të fuqizohen kompetencat e policisë në lidhje me kontrollin e kufirit dhe bashkëpunimin me organet të tjera shtetërore.

“Ky projektligj është një ndër ligjet më të rëndësishëm në sektorin e sigurisë, pasi ndikon drejtpërdrejtë në sigurinë dhe mirëqenien territoriale të vendit tonë. Projektligji ka rol jetik në mënyrën si menaxhohet kontrolli dhe mbikëqyrja e kufirit shtetëror, duke vendosur kompetencat e policisë në lidhje me kontrollin e kufirit dhe bashkëpunimin me organet shtetërore, të përfshirja në menaxhimin e kufirit. Qëllimi i tejet i qartë, të garantoj sigurinë tonë dhe të siguroj kontrollin efektiv të kufijve tanë shtetëror”

Pro këtij projektligji votuan edhe deputetët opozitarë të AAK-së, me ketë rast shefi i grupit, Besnik Tahiri pati një porosi për mazhorancën.

“Mos thoni që po na bllokon opozita as për ligje. Këtë po dua me thënë publikisht se po keqpërdoret shumë në opinionin publik”, tha ai.

Duke ironizuar, kryeparlamentari Glauk Konjufca i tha atij që mos ta ndalin dorën dhe të votojnë edhe për projektligje të tjera.

“A mundeni mos me ndal dorën pra”, theksoi Konjufca.

Krahas kësaj, Kuvendi miratoi në lexim të parë edhe Projektligjin për letërnjoftim, ku do t’i mundësohet qytetarëve të Kosovës të aplikojnë për nxjerrjen e letërnjoftimin prej moshës 16-vjeçare.

Po ashtu drita e gjelbër iu dha edhe Projektligjit për Këshillin e Sigurisë.


Miratohet në parim Projektligji për Rininë dhe projektligji për Noterinë

Në Kuvendin e Kosovë sot është miratuar Projektligji për Noterinë. 60 deputetë kanë votuar për, asnjë kundër, dhe katër abstenime.

Në mesin e pikave që është votuar në parim është edhe “Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-264 për rininë”.

Në parim janë miratuar gjithashtu:

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-262 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr.05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative faza e dytë,


Shtyhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor

Është shtyrë për një seancë të radhës shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Kjo pasi deputetët nuk votuan për amendamentet e propozuara nga deputeti i VV-së, Visar Korenica.


Miratohet në lexim të dytë projektligji për rregullat e trafikut rrugor

Miratohet në lexim të dytë projektligji për rregullat e trafikut rrugor

Është miratuar sot në shqyrtim të dytë projektligji nr.08/L-186 për rregullat e trafikut rrugor.

Për miratimin e këtij projektligji votuan 61 deputetë.


Emigrimi i qytetarëve nga Kosova, Kuvendi mblidhet sot

Nga ora 10:00 Kuvendi i Kosovës mblidhet për vazhdimin e seancës plenare.

Në këtë vazhdim të seancës deputetët kanë në rend dite shqyrtimin e projektrezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës.

Vazhdimi i seancës plenare është thirrur të mërkurën nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pasi që mbledhja e Kryesisë ka dështuar në mungesë të kuorumit.

Rendi i ditës

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 8 dhe 14 shkurt 2024:

22. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,

23. Votimi në lexim të dytë i Projekt Kodit doganor dhe të akcizave, nr. 08/L-247,

24. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra,

25. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-243 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L–037 për metrologji,

26. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-186 për rregullat e trafikut rrugor,

27. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,

28. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,

29. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-262 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr.05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative faza e dytë,

30. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-265 për regjistrin e pronarëve përfitues,

31. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-264 për rininë,

32. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-268 për shpronësimin e pronës së paluajtshme,

33. Shqyrtimi i parë Projektligjit nr.08/L-272 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.08/L-149,

34. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,

35. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-267 për letërnjoftimin,

36. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-269 për kontrollin e kufirit shtetëror,

37. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-274 për Shërbimet Private të Sigurisë,

38. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-282 për statusin, qëndrimin e përkohshëm dhe kalimin transit të forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Kosovës,

39. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-286 për shtetësinë e Kosovës,

40. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-287 për Këshillin e Sigurisë së Kosovës,

41. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-275 për rrugët,

42. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-278 për faturat e kulturave bujqësore dhe fletëmagazinave,

43. Votimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028,

44. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,

45. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2022,

46. Shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2022,

47. Shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2022,

48. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.02/L-65 Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes,

49. Shqyrtimi i Rekomandimeve nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.2003/5 për farërat,

50. Shqyrtimi i Rekomandimeve nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.04/L-114 për pasurimin e miellit,

51. Shqyrtimi i Rekomandimeve për Raportin e auditimit të performancës “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012 – 2021”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button