Kaloni te përmbajtja kryesore

Kushtrim Sheremeti problemet e TKK-së nuk i sheh “kiamet”

Drejtori i ri i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Kushtrim Sheremeti në një intervistë për RTV21 tha se problemet në këtë institucion nuk i sheh si probleme të mëdha, por sipas tij duhet punë, angazhim dhe vullnet.
“Me do probleme të vogla, me grumbullim të problemeve që nga fundi i vitit 2018. Po kur po flas për probleme nuk po du me thanë se është naj kiamet shumë i madh ose problem i tmerrshëm. Por ka probleme shumë të vogla dmth dromca shumë të vogla që e krijojnë një tansi”, u shpreh Sheremeti kur u pyet se si e gjeti TKK-në, duke theksuar se problemi më i madh është mungesa e stafit./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button