Kaloni te përmbajtja kryesore

Kusari-Lila: Bllokimi i mallrave serbe ka qenë çështje e sigurisë, jo e tregtisë

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se çështja e vendosjes së bllokadës për mallrat serbe nga ana e Kosovës, ka qenë çështje e sigurisë, pas rrëmbimit të tre policëve shqiptarë nga ana e Serbisë, në qershor të vitit 2023.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ajo tha para gazetarëve se kjo çështje nuk duhet të lidhet me çështje tregtare.

“Janë dy procese në të cilat Kosova është pjesë e agjendave, gjegjësisht forumeve rajonale në raport me lehtësimin e tregtisë së lirë. I pari është i CEFTA-s, e cila ka qenë referencë fillestare e zotit Sarrazin, në të cilën Kosova ka qenë e përfaqësuar nga UNMIK-u. Në ndërkohë, pas kidnapimit të tre policëve me 14 qershor të vitit 2023, Republika e Kosovës ka vendosur masat e bllokimit ndaj produkteve serbe për shkak të sigurisë. Nuk kanë qenë konteste tregtare, por të sigurisë. Kërkesa e Gjermanisë ka të bëjë me heqjen e kësaj mase ndaj Serbisë në shkëmbim me vendosjen e emrit të Kosovës në marrëveshjen e CEFTA-s, përderisa po ndërlidhet me Procesin e Berlinit”, ka thënë Kusari- Lila.

Tutje, ajo ka thënë se në Procesin e Berlinit, Kosova është treguar konstruktive.“Kosova është në pritje të skanerëve që do të bëjnë skanimin e kamionëve dhe maunëve në kufi. Unë besoj që në afatet kohore do të gjendet modaliteti më i mirë që në momentin kur kemi siguri të plotë, të parandalohet çfarëdo kontrabandimi ilegal nga ana e Serbisë brenda territorit të Kosovës, mund të hiqet masa e sigurisë, që po e rithkesoj që është çështje e sigurisë kombëtare”, ka thënë ajo.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button