Kurti: Zhvillimet e fundit në Ukrainë e bëjnë të qartë nevojën e integrimit evropian të Kosovës
Takimet në kuadër të Samitit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Kryeministri, Albin Kurti i vazhdoi me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Kryeministri i diskutoi edhe zhvillimet e fundit në Evropën Lindore, ku tha se sipas tij e kanë bërë të qartë nevojën për angazhim më të madh me Kosovën në kuptim të bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërkombëtar dhe integrimit Evropian. Në të njëjtën kohë, ai e dënoi pushtimin dhe agresionin ushtarak të Federatës Ruse ndaj Ukrainës.
Kurti foli për projektet infrastrukturore dhe vlerën e tyre të lidhshmërisë, ku e veçoi autostradën Prizren-Tetovë, hekurudhën Prishtinë-Durrës dhe atë për në Leshak.
Ndërkaq në lidhje me energjinë Kurti foli për punën në hartimin e Strategjisë për Energji, synimet për tranzicion të drejt energjetik, planet për ngritjen e kapaciteteve prodhuese nëpërmjet burimeve të ripërtëritshme, dhe projektet për rritjen e efiçiencës energjetike.
Siç bëhet e ditur në komunikatë, gjatë takimit u diskutua edhe për reformën në drejtësi dhe procesin e vettingut si dhe për veprimet e fundit të qeverisë në shërbim të krijimit të një sistemi dual të edukimit që lidh tregun e punës me sistemin e arsimit./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?