Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti viziton kazermat “Evropianët e rinj” dhe “Minatori”

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar kazermën “Evropianët e rinj” në Pomozatin dhe kazermën “Minatori” në Mitrovicë.

Atje po bëhet ligjërimi nga ana e instruktorëve të FSK-së për nxënësit e ciklit të mesëm të lartë, për temat që përfshihen në planprogramin e lëndës “Edukim për Siguri”.

Kurti tha se shpreson që shumë nga këta të rijnë, por edhe të tjerë që do të vijnë pas tyre, do ta marrin si lëndë zgjedhore në shkolla “Edukimin për Siguri”.

Ky program pritet që nga shtatori të zhvillohet në 8 kazerma nëpër qytetet e Kosovës dhe me 2,100 nxënës pjesëmarrës.

Kryeministri pati mundësinë që të shoh nga afër ligjëratat dhe trajnimet si dhe të bashkëbisedojë me ligjëruesit, instruktorët dhe nxënësit që po ndjekin këto mësime. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button